Kamionë të Makaresh të parkuar në bazën e Fushë-Krujës në perëndim të diellit

Makaresh sh.p.k. · Fushë-Krujë · që prej 1996

Nga guri, te infrastruktura.Nga infrastruktura, te e ardhmja.

Nxjerrje, përpunim dhe prodhim i materialeve inerte nga guri gëlqeror, me dy impiante, flotë të plotë transporti dhe mbi 25 vite eksperiencë në projektet më të mëdha të vendit.

1996
Fillimi i aktivitetit
2
Impiante prodhimi
260m³/orë
Kapacitet i përpunimit
10,000+
Furnizim në ditë (Thumanë–Kashar)
15
Kamionë transporti
50
Punonjës

Kush jemi

Mbi 25 vite eksperiencë, zhvillim dhe investim.

MAKARESH sh.p.k. është një kompani shqiptare me aktivitet në industrinë e nxjerrjes, përpunimit dhe prodhimit të materialeve nga guri gëlqeror, si dhe në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës.

Rrënjët e aktivitetit datojnë në vitin 1996, me tregtimin e gëlqeres. Në vitin 2001 u themelua zyrtarisht MAKARESH sh.p.k. nga administratori Qamil Babasi, duke orientuar aktivitetin drejt nxjerrjes, përpunimit dhe prodhimit të materialeve inerte.

Lexo historinë tonë
Thërrmuesi mobil Terex Finlay duke prodhuar granil në karierën e gurit gëlqeror
01

Materiale inerte

Rërë, granil, stabilizant, çakëll dhe gur gurore nga dy impiantet tona në Krujë dhe Mamurras - për beton, suvatime, nivelime, dranazhim dhe mbushje masive.

Fadromë duke ngarkuar një kamion Makaresh me material inert në bazë
02

Transport & logjistikë

Flotë prej 15 kamionësh dhe makineri të rënda që mundësojnë furnizim të qëndrueshëm në kantier, edhe për punime me kërkesa të larta ditore.

Pamje e fasadës së Babasi Residence nga niveli i rrugës
03

Ndërtim & infrastrukturë

Realizim dhe pjesëmarrje në ndërtimin e banesave, kapanoneve, objekteve industriale dhe godinave të kategorive të ndryshme.

Kapacitetet tona

Dy impiante për përpunimin dhe prodhimin e materialeve të gurit.

Shiko impiantet
Pamje ajrore e impiantit të Krujës me linjat e thërrmimit dhe grumbujt e materialit
Impianti Krujë
Krastë, Krujë · Qarku Durrës
140 m³/orë
Kapacitet prodhimi
Pamje ajrore e impiantit të Mamurrasit në karierën e gurit gëlqeror Drojë-1
Impianti Mamurras
Drojë, Mamurras · Qarku Lezhë
120 m³/orë
Kapacitet prodhimi

Projekte ku kemi kontribuar

Furnizues për projektet infrastrukturore më të rëndësishme të vendit.

Gjatë viteve, kompania ka furnizuar me gurë, çakull dhe materiale inerte një sërë projektesh kombëtare, duke arritur kapacitete furnizimi prej mbi 10,000 m³ material në ditë.

Autostrada Thumanë–Kashar10,000+ m³/ditë
Rruga e ArbritInfrastrukturë
Rruga e ElbasanitInfrastrukturë
Aksi Tiranë–DurrësInfrastrukturë
Porti i DurrësitPort
Porto RomanoPort

Klientë me të cilët bashkëpunojmë

  • Kastrati Group
Pamje arkitektonike e kompleksit Babasi Residence me tri kullat e banimit
Së shpejti

BABASI RESIDENCE

Fushë-Krujë · 2026

Në vitin 2026, MAKARESH sh.p.k. prezanton BABASI RESIDENCE - një projekt bashkëkohor banimi dhe shërbimesh në zemër të Fushë-Krujës, me struktura 17, 15 dhe 13 kate dhe rreth 31,000 m² sipërfaqe ndërtimi.

Mëso më shumë

Kontakt

Keni nevojë për materiale inerte në volume të mëdha?

Furnizim i qëndrueshëm nga dy impiante, me transport në kantier.